Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja ditën e sotme i ka përsëritur kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimit kërkesën për plotësimin e vakancës me emërimin e dy prokurorëve të organikës së Prokurorisë Speciale.
I ftuar në konferencën rajonale “Hetimi financiar i korrupsionit në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut të organizuar paraditen e sotme”, Kraja nënvizoi vështirësitë që ka hetimi i zyrtarëve të lartë dhe në këtë betejë duhet të jenë të gjithë bashkë.
“Të hetosh dhe ushtrosh ndjekje penale ndaj zyrtarëve të lartë padyshim që ka vështirësi. Janë njerëz të fuqishëm me pushtet, që ndodhen direkt me situata penale nga më të ndryshmet. Kërkon vendosmëri profesionalizëm dhe objektivitet. Në kuadër të kësaj sigurisht do kesh dhe suksesin. Aktualisht prokuroria ka 8 të emëruar dhe dy të caktuar përkohësisht. Meqenëse e kam kryetarin e këshillit gjej rastin ti bëj thirrje që të vazhdojë procedurën e emërimit të dy vendeve që kanë mbetur bosh nga numri 15 miratuar nga këshilli sepse me të vërtetë e kemi të nevojshme.” – tha Kraja.
Diskutime rreth kësaj post