Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami ka folur edhe në lidhje me tërheqjen e tij nga politika. Imami u shpreh se po merret me një projekt personal.
Deklarata e Imamit:
“Unë deri në 2019, e thashë edhe në një takim tjetër, kam qenë shumë aktiv. Pasi PD u tërhoq nga parlamenti kam pasur kujdesin që të mos jem shumë aktiv në mënyrë të qëllimshme dhe për shkak se kam qenë i përfshirë në një projekt pune që është personal dhe që më ka ngrënë shumë kohë, mundim dhe që shpresoj që rezultati të jetë në raport me atë kapital kohe, mundimi njerëzor që kam hedhur. Kam një projekt.
Kam bërë pushim për këto dy arsye. Një, emocional se pse ishte shumë e mbingarkuar situata dhe PD e dobët. Unë këtë e kuptoja shumë mirë. Gjërat i kisha thënë dhe thashë, le ta provojmë, le ta provojmë edhe njëherë”, tha Imami.
Diskutime rreth kësaj post