Arben Imami, një nga themeluesit e PD-së, ka komentuar edhe njëherë vendimin e SHBA-së për të shpallur Sali Berishën “non grata”.
Komenti i Imamit:
“Nëse është ankuar dikush për Berishën në ambasadën e SHBA-së që nuk e lejon të veprojë, është Lul Basha dhe jo Edi Rama. DASH thotë qartë, vendime të korruptuara që minojnë demokracinë.
Pas këtij togfjalëshi Berisha tha unë nuk jam vendimmarrës për largimin nga parlamenti dhe bojkotin e zgjedhjeve, që këto dy vendime nuk janë të miat por kryetarit të partisë.
Unë e di që ai (Basha) të gjitha i ka bërë vetë, përgjegjësia e Berishës është që e ka përkrahur vendimin e kryetarit të partisë, por nuk e ka marrë ai, për këtë të jeni i sigurt” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post