Arben Imami teksa ka komentuar mbi foltoret e mbajtura nga Berisha deklaroi se ky i fundit është i vetmi person që mund ta rrëzojë Bashën.
Ndër të tjera ai sqaroi se foltoret e Berishës janë shpresa e fundit për largimin e Bashës, pasi sipas tij nëse kjo nuk ndodh rrezikohet që vendi të ngelet pa opozitë dhe kjo është jashtë çdo imagjinate.
Komenti i Imamit:
“I vetmi njeri që mund ta rrëzojë Bashën është ai që e vendosi, Berisha për shkak se pesha e Berishës, entuziazmi që ngre brenda PD është tejet i rëndësishëm. Për këtë arsye thash se është shpresa e fundit dhe nëse kjo nuk ndodh këtë herë nuk ndodh më dhe nëse nuk ndodh më do të thotë që PD nuk ka më. Berisha është njeriu që ka përcaktuar dhe objektivat. Berisha është e vetmja shpresë që gjërat të ndryshojnë sepse ne jemi pa opozitë dhe kjo është përtej imagjinatës. Kur u pastrua e gjithë memoria e PD ishte e qartë që radha do i vinte dhe Sali Berishës. Ajo që dua të them është që nuk nxitohem, nuk ishte një gjë e pamenduar.
Shanset për ta zgjidhur situatën brenda PD në 2017 dhe 2021 kanë qenë maksimale, por në kushtet e krijuara formalisht largimi i tij do jetë i vështirë sepse kur bie në kongres nuk mund të qëndrosh në një vend ku nuk të duan. Po këtu nuk funksion vendi”, tha Imami.
Diskutime rreth kësaj post