Pas kontrolleve në banesat e Arben Ahmetajt dhe familjarëve të tij me vendim të GJKKO, Arben Ahmetaj ka reaguar në rrjetet sociale, duke i konsideruar “reprezalje” këto kontrolle.
Sipas Ahmetajt, të afërmve në moshë të tretë ju sekuestruan celularët nga agjentët e BKH.
E ndërsa disa lajmeve që kanë qarkulluar për transferta prej 1.8 milionë Eurosh, ish-zv/Kryeministri i konsideron imagjinare dhe lajme të rreme.
“Sot u bë raprezalja e radhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë. Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”. Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë. Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve”, shkruan Ahmetaj në Facebook.
Me urdhër të GJKKO, sot agjentët e BKH kontrolluan shtëpinë e të atit të Erjola Hoxhës, partneres së Arben Ahmetajt, dhe disa banesa të tjera të cilat dyshohet se kanë qenë në pronësi të ish-zv/Kryeministrit dhe u janë shitur personave të tjerë në mënyrë fiktive. Për 4 banesa, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive.
Diskutime rreth kësaj post