Nga ky moment, Arben Ahmetaj i takon drejtësisë. Ai vazhdon të ruajë mandatin e deputetit, por nuk ka asnjë imunitet politik dhe prokurorët e gjykatat mund të marrin cdo masë sigurie që vlerësojnë.
Mes votave pro heqjes së imunitetit, ishte edhe ajo e Edi Ramës, i cili erdhi në Kuvend pas disa kohësh mungesë. Tre abstenimet erdhën nga radhët e opozitës. Vangjel Dule, Agron Duka dhe Fatmir Mediu. Të tre, me gjasë, të motivuar më shumë nga arsye personale, sesa politike.
Vetë Arben Ahmetaj, iu drejtua publikut dhe kolegëve me një letër në facebook, ku shprehu pozicionin e tij.
“Lutem e shpresoj që Drejtësia e Re që unë e kam mbështetur e votuar me të dyja duart, të mos deformohet nën presionin e politikës dhe statistikës.
S’kam marrë pjesë në procedurat e inceneratorëve. Letrat do dalin, e nëse dikush do të kërkojë t’i fshehë, do dalin gjithsesi.
Dikush më tha “të duan në burg vëlla”. … “miq” me thika blu e rozë.
Kam marrë kërcënime (i kam me screenshot e me zë ndoshta). I kërkoj të falur dhe votuesve të mi, po Zoti e di të vërtetën, që unë do mundohem ditë pas dite ta nxjerr.”
Pas votimit në Kuvend, avokati i Ahmetajt, tha se ai ndodhej në Angli pranë të bijës dhe se do të kthehej vetëm kur të ketë lirinë.
Diskutime rreth kësaj post