Personazhet publike, sidomos figurat e njohura të ekranit, janë shpesh të prirura që të përpiqen të jenë sa më perfekte. Jo vetëm në personalitet, por edhe në pamjen fizike.
Mirëpo, kjo gjë po dëmton gjithnjë e më shumë vetëbesimin dhe të pranuarit të vetes ashtu siç janë, sidomos tek të rinjtë. Një mesazh motivues ka dhënë Arbana Osmani së fundmi në rrjetet sociale, duke shpërndarë në rrjetet sociale një nga mesazhet më të bukura të Jennifer Lawrence.
Ylli botëror ka folur hapur për vetëbesimin dhe dëshirën për t’u dukur e shëndetshme, duke motivuar kështu shumë ndjekëset në mbarë botën.
“Jam e kënaqur me pamjen time. Më mirë të dukem pak topolake në kamerë dhe si një person normal në jetën reale, sesa të dukem perfekte në ekran dhe të dukem si një dordolec në jetën reale.“ – ka thënë aktorja. Teksa ka shpërndarë këtë deklaratë, moderatorja shqiptare ka shkruar me nota humori “Fjalë të vërteta! Natën e mirë të dashuruarit pas ushqimeve!”
Ditët e fundit Arbana ka qenë me pushime në Itali me partnerin e saj Eduartin. Ajo ka treguar në rrjetet sociale se po e shijon pafund udhëtimin dhe ushqimet në Toskanë, e si duket kjo e ka shtyrë të ndajë edhe mesazhin e mësipërm. Ajo pritet të rikthehet në ekran në muajin tetor me “Big brother VIP”.
Diskutime rreth kësaj post