Derisa spektakli i ‘Big Brother VIP Albania 3’ sapo ka filluar, mediat në Shqipëri raportojnë për një zhvillim mjaft interesant që lidhet me reality show’in me të ndjekur shqiptar dhe Top Channel’in.
Thuhet se prezantuesja ikonë e “Big Brother Albania”, Arbana Osmani, ka qëndruar këto ditë në objektin e “TV Klan”, dhe sot ka raportime tjera se prezantuesja e njohur do të largohet përfundimisht nga Top Channel. Kjo sipas disa portaleve në Shqipëri, “pasi nuk iu besua këtë vit prezantimi i Big Brother VIP”, i cili këtë vit drejtohet nga Ledion Lico – burri i një prej pronares së Top Channel, Sara Hoxhës.
Projekti, sipas këtyre raportimeve, që do të prezantojë “imazhi i përjetshëm i Big Brother” është një projekt i saji personal dhe ende nuk janë bërë të ditura detajet e mëtejshme.
Përflitet se me të do të shkojë edhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj, i cili gjithashtu është larg Big Brother VIP-it këtë sezon.
Largimi i dytë nga Top Channel, raportohet se është ai i bukuroshes bjonde Fjoralba Ponarit, e cila prej disa vitesh është nën drejtimin e Portokallisë, krah Salsano Rrapit dhe Xhemi Shehut.
Fjoralba ka zgjedhur gjithashtu një televizion konkurent, siç është ai i Vizion Plus. Ndryshe nga Arbana, formati që do të drejtojë bukuroshja është zbuluar. Ajo do të jetë nën drejtimin e “Ferma Vip”.
Diskutime rreth kësaj post