Moderatorja Arbana Osmani i ka bërë një intervistë partnerit të saj, Eduartit në rubrikën e saj të pyetjeve në Instagram. Pasi konsuamuan darkën, Eduarti kishte kohë në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve të fansave teksa Arbana e intervistonte.
Sigurisht që shumica e pyetjeve ishte për marrëdhënien e tyre dhe për Diellin. Eduarti u shpreh se të jetosh me Arbanën është më bukur sesa duket dhe se nuk i dalin 15 sekondat e videos për t’i treguar gjërat e preferuara nga ajo.
Intervista:
Arbana: Gjëja e preferuar tek Arbana?
Eduarti: S’mjaftojnë 15 sekondat e story-t për t’i thënë.
Arbana: Si është jeta të jetosh me Arbanën?
Eduarti: Është më e bukur se ç’duket.
Arbana: Çfarë të nervozon tek Arbana?
Eduarti: Prapë nuk dalin 15 sekonda.
Arbana: Kur ziheni kush e mban më shumë inatin?
Eduarti: Unë.
Arbana: Si je ndjerë kur je bërë baba?
Eduarti: Çuditshëm (përlotet).
Arbana: Dielli kujt i ka ngjarë më shumë?
Eduarti: Mua.
Diskutime rreth kësaj post