Arbana Osmani duket si një vajzë e zakonshme në këto foto paparazzi, e veshur me atlete të zeza, të sheshta, që i tregojnë gjatësinë reale, me rroba të zeza sportive, flokë të mbledhur dhe pa make-up.
Ka preferuar të vishet thjeshtë dhe komode, mbase për një ditë ku po bën një ecje ose mund të ketë ndonjë takim joformal. Por është kaq interesante të shohësh personazhet e televizionit në jetën e përditshme, ashtu si vetëm familjarët dhe të afërmit e tyre mund t’i shohin.
Arbana nuk shquhet për maninë për të qenë non stop e lyer dhe majë takave. Në jetën e përditshme, ajo gjithnjë ka preferuar xhinset apo veshjet e rehatshme prej pambuku.
Ajo prej vitesh drejton programin “Dua të të bëj të lumtur”, ku jep kontributin e saj edhe në skenar. Dhe aty duket që Arbana nuk të fal, sepse me të vërtetë çdo gjë e do në perfeksion. Dhe ia ka dalë, pasi programi ka rezultuar një sukses i vërtetë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post