Arabia Saudite ka urdhëruar ambasadorin e Libanit që të largohet brenda 48 orëve nga vendi i tyre, për shkak të komenteve fyese të një ministri libanez. Mbretëria arabe ka vendosur një masë sanksioni për të gjitha importet nga Libani.
Masa vjen disa ditë pasi komentet e ministrit të Informacionit të Libanit rreth fushatës ushtarake të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen shkaktuan zemërim në mbretëri. Kryeministri i Libanit ka thënë se i vjen keq për vendimin e sauditëve dhe shpreson se ata do ta rishikojnë atë.
Në një intervistë të transmetuar në fillim të kësaj jave, por të regjistruar në gusht, Ministri i Informacionit të Libanit, George Kordahi, e quajti Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) agresorë në luftën në Jemen, shkruan BBC.
Diskutime rreth kësaj post