Aplikacioni më i përdorur i momentit, TikTok njoftoi se do të “mbyllë” automatiksisht të gjitha llogoritë që u përkasin të miturve nën moshën 16-vjeç.
TikTok ka marrë këtë vendim për të mbrojtur të miturit nga kërcënimet kibernitike. Pra me masat e reja të gjithë fëmijët nën moshën 16-vjeç, profilet e tyre do të kthehen në privat. Kështu që askush nuk do të ketë të drejtën të shkarkojë videot e të miturve.
Ndërsa llogaritë e 16 dhe 17 vjeçarëve u jep mundësinë të zgjedhin vetë përdoruesit nëse do të lejojnë që video e tyre të shkarkohet apo jo.
Një rregullore e re e fundit dhe shumë e rëndësishme është lidhja e llogarive të prindërve me ato të fëmijëve të tyre, në mënyrë që të ketë më shumë kontroll mbi përmbajtjen me të cilën përdoruesit e vegjël të aplikacionit bien në kontakt.
Diskutime rreth kësaj post