Shqiptarë, më ndihmoni që të liroj vajzën time nga grupi i muxhahedinëve iranianë!”. Kështu është shprehur në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, Mostafa Mohammadi, i cili akuzon organizatën MEK se po i mban peng vajzën e tij. Reagimi i tij vjen një ditë pas publikimit të intervistës së Sommayeh Mohammadi në ‘GSH’, e cila këmbëngul se nuk është peng e muxhahedinëve dhe se nuk dëshiron t’i takojë familjarët e saj. Por, Mostafai shprehet se pas vajzës fshihet një grup radikal dhe çfarëdo akti që ajo bën në këtë organizatë, është e diktuar nga komanda e lartë ushtarake. “Nëse komanda muxhahedine i jep urdhër vajzës sime të bëhet kamikaze, ajo bëhet kamikaze. Nëse komanda i thotë do e dënosh babain tënd si armik, ajo duhet ta bëjë këtë. Letra që ju keni botuar në gazetën tuaj nuk është nga vajza ime, por nga komanda e lartë muxhahedine, e cila nuk do që vajza ime të dalë e lirë dhe të bashkohet me familjen e saj”, u shpreh Mostafa Mohammadi.
Ju insistoni se MEK mban peng vajzën tuaj prej 20 vitesh. Kjo gjë është mohuar nga Sommayeh, çfarë ju shtyn të mendoni se vajza po mbahet kundra dëshirës?
Vajza ime është peng i organizatës MEK. Organizata e muxhahedinëve iranianë është një organizatë ushtarake. Vajza ime është pjesë e kësaj strukture ushtarake, e cila anëtarët e saj i trajton si robotë. Vajza ime është pjesë e këtij grupi radikal dhe çfarëdo akti që ajo bën në këtë organizatë, është e diktuar nga komanda e lartë ushtarake. Nëse komanda muxhahedine i jep urdhër vajzës sime të bëhet kamikaze, ajo bëhet kamikaze. Nëse komanda i thotë do e dënosh babain tënd si armik, ajo duhet ta bëjë këtë. Letra që ju keni botuar në gazetën tuaj nuk është nga vajza ime, por nga komanda e lartë muxhahedine, e cila nuk do që vajza ime të dalë e lirë dhe të bashkohet me familjen e saj. Shumë dezertorë të organizatës që janë në Tiranë dhe kanë braktisur xhihadin e MEK-ut dëshmojnë që vajza ime nuk është e lirë. Ajo qëndron e izoluar në kampin xhihadist të Manzës dhe ne kemi parë vetëm letra të saj, që y lëshohen mediave.
Diskutime rreth kësaj post