Gjykata e Apelit Shkodër ka shapllur vendimin për 11 kuksianët e arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit. Gjykata ka dhënë detyrim paraqitje për ta.
Në një kohë kur ata kanë apeluar për ndryshim të masës së sigurisë, trupi gjykues në Apelin e Shkodrës nuk i pranoi provat e mbrojtjes për 11 kuksianët që ndodhen pas hekurave pas protestës në “Rrugën e Kombit”.
Avokatët kanë paraqitur prova të reja dhe fakte sipas tyre që dëshmojnë se klientët e tyre janë arrestuar në mënyrë të padrejtë. Pavarësisht se mbrojtja paraqiti prova filmike, ato nuk u pranuan nga trupa gjykuese.
Avokatët deklaruan në seancë se ndalimet e protestuesve janë të paligjshëm dhe se procesverbalet e kontrollit dhe ndalimit nuk kishin orare por vetëm datë.
“Në këto procesverbale duhet të shënohet ora e saktë. Nuk është e qartë se kur janë ndaluar të dyshuarit. U morën me forcë mëngjesin e datës 1 prill dhe nga Kukësi janë sjellë në Tiranë. Për këto arsye ndalimi është i paligjshem. Gjykatësja, bashkëshorte e nje oficeri te larte policie, per nuk dha dorëheqjen. Mungon vendimi i Gjykatës se Larte për transferimin e çështjes ne Gjykatën e Tiranës. Ka vetëm një vendim të Ministrisë se Drejtësisë sipas kërkesës së bërë nga gjykatësja Alma Ahmeti. Masat u caktuan nga një gjykate jo kompetente sepse që Gjykata e Tiranës të konsiderohej e tillë do të duhej të kishte një urdhër delegimi nga KLD. Asnjeri nga te mbrojturit nuk ka rrezik te largohen, nuk ka asnje rrezik te nderhyjne dhe te imtimidojne drejtesise. Policet hynë në shtëpitë e kuksianëve pa patur urdhër ndalimi. Këta njerëz janë rrëmbyer dhe po mbahen peng. Në 1100 faqe të dosjes nuk gjetëm asnjë prova qe te ishte kryer krim. Mungonte procesverbali i këqyrjes se vendit te ngjarjes. Kuksianet nuk u ndaluan, por u rrëmbyen. Kuksianet vepruan ne kushtet e nevojës ekstreme”, thanë avokatët.
Pas kësaj, trupa gjykuese u tërhoq për të marrë vendimin.
Ndërkohë forca të shumta policie kanë rrethuar Gjykatën e Apelit. Sipas raportimeve nga Shkodra, janë 150 efektivë policie që ndodhen pranë Gjykatës ku përfaqësues të opozitës kanë paralajmëruar një tubim, ndërkohë që seanca gjyqësore nisi në kohë.
Gjykata e Apelit të Shkodrës po shqyrton ankimimet e 23 masave të sigurisë të dhëna nga Gjykata e Kukësit për protestuesit e Rrugës së Kombit. Pas protestës së dhunshme të 31 marsit, Policia e Shtetit arrestoi 23 qytetarë kuksianë, ndërkohë që 12 prej tyre u lanë të lirë, ndërsa 11 në qeli, pasi ata u përfshinë në një tubimin kundër taksës së Rrugës së Kombit.
Avokatët e personave të arrestuar kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për protestuesit dhe kanë argumentuar me një sërë provash që arrestimet ishin bërë në mënyrë të paligjshme.
Ndërkohë, opozita paralajmëroi ditën e djeshme se do të ishte e pranishme sot në seancën gjyqësore. Deputeti i PD-së Bardh Spahia u bëri thirrje qytetarëve të Shkodrës që t’i bashkohen nismës së opozitës, për të kërkuar lirimin e 11 të arrestuarve.
Kujtojmë se sipas vendimit që u dha në Gjykatën e Tiranës, por nga gjyqtarë të Kukësit, u lanë në burg: Xhevahir Hereni, Elton Cenku, Florin Onuzi, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi dhe Elvis Oruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziraj dhe Vasil Laçi, Edmond Matmuja dhe 20 ditë burg për Shpëtim Totën.
Gjykata vendosi detyrim paraqitjeje për Ahmet Toblin, Lulzim Popën, Saimir Trotën, Lefter Rexhmatin, Adem Durakun dhe Armand Ademin, Ardit Alidinin, Zenel Matmujan, Fatos Harullën, Rasim Koloshin dhe arrest shtëpie për: Shaban Selmanin dhe Shemsi Trotën.
Diskutime rreth kësaj post