Pasi këngëtari i njohur shqiptar Noizy ka reaguar kundër këndimit të këngëtarit Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, mësohet se është denoncuar në polici.
“Anulojeni atë ose do të nxis fansat, ashtu sic nxiti ai në luf.tën e Kosovës, shishe birra kokës çuna e dini vet ju”, ka shkruaj ai në “InstaStory”.
Nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Benila Terova, deklaroi në një intervistë për Express se sipas informacioneve sot në policinë e Shqipërisë është bërë një denoncim ndaj këngëtarit Rigels Rajku i njohur si Noizy.
Këngëtari serb, që dikur iu këndonte ushtarëve vrasës serbë për masakrat që bënin kundër shqiptarëve të Kosovës, është i ftuar si mysafir special në festivalin që mbahet çdo vit në qytetin e Korçës në Shqipëri.
Noizy nuk është këngëtari i vetëm që e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e Bregoviçit në Festivalin e Birrës në Korçë. Kundër kanë dal edhe Genc Prelvukaj, Vesa Luma, Besa Kokëdhima, Unikatili e të tjerë.
Diskutime rreth kësaj post