Kryeministri Albin Kurti ka komentuar vendimin e Ramës për anulimin e mbledhjes së dy qeverive, e cila duhet të mbahej një ditë më parë në Gjakovë.
Në konferencën për shtyp, kryeministri kosovar tha se ka qenë një vendim të njëanshëm dhe të paarsyeshëm nga ana e kryeministrit Rama.
Rama e njoftoi anulimin e mbledhjes pak orë para, ku gjithçka ishte bërë gati për takimin ku do të firmoseshin 13 marrëveshje që përfshinin dy vendet. Kryeministri Edi Rama anuloi dy ditë më parë mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri që ishte parashikuar të mbahej në Gjakovë.
Rama deklaroi se i kishte kërkuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të takohen nesër në një format më të ngushtë, me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të diskutuar për këtë situatë që po çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme, por sipas tij homologu kosovar nuk ka pranuar.
Diskutime rreth kësaj post