Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në seancën e sotme plenare ka dalë në mbrojtje të ERE-s për sa i përket anulimit të vendosjes së fashës 800 KW.
Balluku: Për sa i përket rrugëve nuk ka ndonjë dyshim, asnjëri prej jush nuk dyshon se sa km rrugë janë bërë në këto vite. Për sa i përket korridorit blu, ne kemi provuar gjatë 2020, dhe ka qenë e pamundur për shkak të mosfinancimeve të bankave për një projekt aq të madh. Ne e kemi ndarë garën në 4 lote. Na është dashur që këto veprat të bëhen në khw të vështira. Është në interesin e qeverisë që të përmbyllë të gjitha projektet e nisura, pavarësisht problemeve financiare që kemi nisur.
Për sa i përket energjisë e kuptoj që jeni mërzitur shumë që nuk u aplikua fasha 800 kW. Ne nuk i marrim vendimet duke pasur parasysh nëse mërziteni ju apo jo. Ne kemi vlerësuar situatën hidrike dhe të konsumit. Qytetarët janë gjithashtu më të sensibilizuar ndaj kërkesës sonë për të kursyer. Përmirësimi i kushteve hidrike të kaskadës, ulja e konsumit na bëri të rishikojmë aplikimin e fashës për këtë muaj. Ju që i hidheni ERE-së se s’keni çfarë t’i bëni gomarit dhe i bini samarit, nuk është mirë. Ata janë burra dhe gra të nderuara dhe keni një javë që po i bëni copë. ERE e ka bërë punën siç duhet.
Diskutime rreth kësaj post