Sekretari i shtetit amerikan Antony Blinken u shpreh se javën e ardhshme në Gjermani do të zhvillohet një takim mes 20 vendeve të G20 mbi situatën aktuale në Afganistan.
Blinken tha se do të drejtojë takimin me 20 ministrat sëbashku me Ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas.
Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, Blinken deklaroi se qeveria amerikane është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët e saj të cilët kanë mbetur të bllokuar në Afganistan.
Ai shtoi se SHBA do mbajë kontakt të ngushtë me talebanët për çështje të rëndësishme. Blinken do të jetë i pranishëm në Katar ditën e diel ku do të falenderojë qeverinë për kontributin e dhënë për evakuimin e qytetarëve afganë.
Diskutime rreth kësaj post