Nga Anglia vjen një lajm interesant në lidhje me ofertën e fundit të bërë nga Tottenham për Lautaro Martinez, Antonio Conte i ka kërkuar drejtuesve të klubit një dhuratë për këtë merkato vere, i ka kërkuar kartonin e “demit” argjentinas.
“Gjelat” i kanë paraqitur Interit një ofertë prej 80 milionë euro për të lënë të lirë Martinez por sipas “Corriere dello Sport”, përgjigjja e Inter ka qenë e menjëhershme, një “Jo” e prerë.
Inter e konsideron Martinez të paprekshëm, gjithashtu edhe vetë Martinez nuk dëshiron të largohet nga Milano.
Simone Inzaghi ka një ide fikse për sezonin e ri, kërkon të formojë një tredhëmbësh ofensiv fantastik, Dybala-Lukaku-Martinez.
Diskutime rreth kësaj post