Antonela Berishës, edhe pas daljes nga programi “Përputhen” duket se gjërat në aspektin profesional po i ecin mjaft mirë.
Ajo tashmë ka një hapësirë të saj në “Top Arena” ku njihet për natyrën disi provokuese të pytjeve drejtuar të ftuarve.
Mbrëmjen e djeshme, ajo pati një diskutim me avokatin Spartak Ngjela, i cili para disa kohësh u vendos në qendër të mediave rozë lidhur me një koment ndaj moderatores Bora Zemani.
“Dua të të pyes se kemi edhe ish burrin e Bora Zemanit këtu në studio. I bën komplimente gjithmonë. Po si o burrë erdhe herën e parë s’na bërë asnjë kompliment as mua as Alesias. Çfarë bëhet kështu, kaq fiksim e ke?” – e ka pyetur Antonela.
“Alesias ia kam bërë komplimentat, ty s’të kam bërë” – i është përgjigjur spontanisht avokati.
Përgjigje kjo e cila menjëherë shkaktoi të qeshura në studio, dhe më pas ai e ka komplimentuar edhe Antonelën duke i uruar edhe shumë suksese.
Diskutime rreth kësaj post