Të premten që lamë pas, Antonela hoqi dorë nga “lufta” me Ledjanën për të fituar zemrën e Mevlanit.
“Mua më bëhen 47 ditë në emision dhe kam kuptuar që duhet të distancohem, t’ja lë Mevlanin Ledjanës, pavarësisht se vazhdoj të kem pëlqim për të. Unë nuk dua të bëhem shkak për mos krijimin e një lidhjeje. Mevlan unë kam nevojë për një mashkull”, u shpreh ajo teksa theksoi se ka ende ndjenja për Mevlanin.
Ajo shtoi se Mevlani është sjellë shumë mirë në takime me të, ndërsa jashtë studios i ka thënë “pse më prish punë”.
Më pas Mevlani i prekur kërkoi t’i sqaronte gjithë situatën Antonelës, duke u shprehur se nuk është fundi i botës nëse refuzohesh nga një mashkull.
Nga ana tjetër Ledjana tha se Mevlani dhe Antonela mashtrojnë të dy dhe hiqen si të prekur. Kjo deklaratë nuk i pëlqeu aspak Mevlanit dhe i ndodhur nën trysni ai u largua nga studioja. Më pas ai u rikthye sërish, ndërsa Antonela vendosi të braktiste studion për të mos parë takimin Ledjana-Mevlan.
Antonela nuk ishte rikthyer as sot në emision dhe debati për treshen e famshme vijoi edhe sot. Ndërkohë Mevlani bëri edhe një deklaratë të papritur për Ledjanën. Ai e cilësoi këtë të fundit si aktore dhe se sipas tij ajo nuk është aspak e interesuar për të.
“O Arjan merre dhe këtë tek Akademia e Arteve se dhe kjo do të hedh baltë ndaj meje. Sado mund të kesh afrimitet jashtë apo këtu brenda, nëse diçka përfundon, përfundon se ka disa motive, por nuk mund t’i thuash një njeriu më ke përdorur në momentin që të prishen interesat e tua. Mua kjo më bën të ndihem shumë keq emocionalisht se marr mesazhe pafund, kërcënime pafund.
Në momentin që unë dola nga studio asnjëra nga ju nuk u interesua. Njëra qau, tjetra uli kokën. Jeta nuk përballohet me lot dhe duke bërë viktimën. Ti nëse do të ndërmarrësh rrugëtimin tënd, merre ashtu siç do ti, jo të konkurrosh me një tjetër. Në momentin që ajo deklaron mospëlqim ndaj meje, në vend që të lumturohesh ti stepesh prapë”, u shpreh Mevlani për Antonelën.
Ndërsa Ledjana e akuzoi se Mevlani ka biseduar me Antonelën pas takimit që ka bërë me të, sepse ndryshe ajo nuk kishte nga ta merrte vesh ç’kishte ndodhur mes tyre. Ndër të tjera ajo u shpreh se dyshon tek fjalët e Antonelës, që u shpreh se Mevlanin e do aq shumë sa do ta shikojë të lumtur me njeriun që ai ndjen më afër zemrës.
Diskutime rreth kësaj post