Pasi mbaroi Për’puthen, Mevlani dhe Ledjana nuk vazhduan më bashkë dhe sipas kësaj të fundit një nga shkaqet ishte Antonela, e cila gjithmonë e ka mohuar këtë gjë. Madje herën e fundit në emisionin
“Jashtë Loje” Antonela insistoi se shkaku i ndarjes së tyre nuk ishte ajo.Gjërat midis Antonelës dhe Mevlanit duken se shkuan mirë gjatë gjithë verës. Dy ish-konkurrentët kanë treguar nëpër intervista të ndryshme si dhe me daljet e tyre të herë pas hershme se kanë pasur një raport të mirë shoqëror.
Ama dje ndjekësit e protagonistëve, vendosën re një detaj. Antonela e hoqi nga lista e “following” Mevlanin dhe kur u pyet për këtë në koment, 25-vjeçarja dha një përgjigje që se prisnim.
“Se është askushi për mua”, – ju përgjigj Antonela ndjekësit. Mevlani nga ana tjetër nuk ka reaguar fare, por e hoqi edhe ai nga personat që ndiqte, orë më vonë.
Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur midis dyshes, e cila gjithmonë janë shfaqur para publikut si miq dhe asgjë më shumë. Madje ditët e fundit Antonela i kishte bërë repost ne story-t e saj disa gjërave në lidhje me Mevlanin, si dhe hera e fundit në një video bashkë ishte para 2 javësh, ku Antonela dhe Mevlani dukeshin shumë mirë me njëri-tjetrin.
Diskutime rreth kësaj post