Antikontrabanda detare zbulon naftë dhe vaj të paligjshëm
Në Degën Doganore Sarandë, Grupi i Antikontrabandës Detare zbuloi sot një sasi prej 1500 litra naftë dhe 200 litra vaj kontrabandë, të padeklaruar, gjatë kontrollit të motopeshkarexhës “Acuario”.
Pas konstatimit të sasisë së naftës dhe vajit kontrabandë, subjekti u penalizua, bazuar në Kodin Doganor dhe ligjit për akcizat. Vlera e penaliteteve arrin në rreth 3.7 milionë lekë.
Nafta dhe vaji kontrabandë u zbuluan sot gjatë kontrollit të grupit të Antikontrabandës Detare në një grup motopeshkarexhash në Degën Doganore Sarandë.
Diskutime rreth kësaj post