Në vjeshtën e vitit 1957 u krijua Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, shfaqja e parë e të cilit u vu në skenën e Teatrit Kombëtar.
“Jam vërtetë shumë e lumtur që ne arritëm që ta celebronim në një mënyrë të veçantë, ndoshta në dukje të thjeshtë, por në fakt në brendësi të saj kishte një mision: misioni ynë kryesor është përhapja e vlerave që Ansambli ynë i këngëve dhe valleve ka krijuar ndër vite, përhapja tek brezi i ri”, tha Zana Çela, drejtore e TKOB.
“Do jetë një nga performancat më të mira dhe më me emocion, që më sjellin në kujtim vitet e mia dhe jam shumë e lumtur që marr pjesë midis shokëve e shoqeve të mia, kolegëve që këtu kam filluar karrierën time si këngëtare”, tha Merita Halili.
“Ky Ansambël ka një histori të veçantë, ka një histori të madhe, një kulturë, një folklor të shkëlqyer, që nuk e ka bota dhe për këtë duhet të jemi krenarë, që ta mbajmë e ta kultivojmë deri tek brezat e rinj”, tha valltari i mirënjohur Rexhep Çeliku.
“E kujtoj me shumë mall e nostalgji, kujtime të mrekullueshme nga turnetë në Zvicër, Amerikë, Kanada. Unë dëshiroj që këto vlera të trashëgimisë sonë kulturore t’i ruajmë si gjënë më të shtrenjtë e t’i përfaqësojmë shumë denjësisht”, u shpreh Sabahete Vishnja.
Diskutime rreth kësaj post