Më shumë se 2 tonë kanabis sativa u sekustruan nga policia italiane në Ankona, në një kamion që vinte nga Shqipëria, raportojnë mediat e vendit fqinj.
Droga ishte fshehur në një kamion që tranportonte paleta me materiale ndërtimi. Ndonëse ka qenë e paketuar mirë, qeni i specializuar antidrogë i Guarda di Finanza ka nuhatur sasinë e konsiderueshme të hashashit që u zbulua pas një kontrolli të detajuar.
Për ngarkesën e drogës, policia italiane thotë se ka vënë në pranga 3 persona, njëri prej të cilëve është drejtuesi i mjetit; ndërkohë që hetimet vijojnë edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
Sipas përllogaritjeve të policisë italiane, në rast se kjo sasi droge do të hidhej në treg, vlera e saj do të kapte shifrën e 20 milionë eurove.
Në bazë të statistikave, vetëm për këtë vit në Ankona janë kapur rreth 20 tonë kanabis me prejardhje nga Shqipëria. Shqëtësimin për rritjen e këtij trafiku e kanë shprehur ditët e fundit vetë zyrtarët e lartë të asgjencive ligjzbatuese italiane.
Diskutime rreth kësaj post