Florian Marku në meçin e zhvilluar ndaj Jamie Steëart, edhe pse ishte më i mirë, nga gjyqtarët pas nëntë raundesh është vlerësuar si barazim. Boksieri shqiptar e nisi shumë mirë meçin, duke e dominuar raundin e parë me goditje dhe ritëm.
Në raundin e dytë, ai ishte superior duke i dhënë edhe një nokdaun Jamie Steëartit i cili arriti të qohet në këmbë. Edhe raundi i tretë ishte më i mirë për Markun, që i dha disa goditje të sakta britanikut, shkruan IndeksOnline.
Meçi vazhdoi edhe tutje me një dominim të shqiptarit, që mori edhe lëvdata për paraqitjen e tij edhe në raundin e katërt dhe të pestë.
Në raundet gjashtë dhe shtatë dukej që Marku dëshironte ta menaxhojë epërsinë e krijuar në raundet e para, duke mos rrezikuar shumë.
Raundi i fundit ishte i baraspeshuar me të dy boksierët që u munduan të gjuanin me grushte.
Gjyqtarët në fund e vlerësuan që ndeshja u mbyll baras, duke bërë që Marku të nervozohej me këtë vendim.
“Ky është një djal i fortë, unë e qita në tokë një herë ju po bëni hajgare me mua, kjo është hajgare, spo e kuptoj”, deklaroi i nervozuar Marku.
Të njejtat fjalë pothuajse i tha edhe komentatori i meçit.
“Nuk mund të jenë serioz. Si është e mundur kjo?”, tha komentatori i DAZN.
Diskutime rreth kësaj post