Një anketë e prezantuar dje nga OSBE jep disa shifra vërtet interesante për raportin e shoqërisë shqiptare me atë që la pas në 1990.
Bën veçanërisht përshtypje shifrat për ish-diktatorin komunist Enver Hoxha, shifra të cilat i kishin bërë përshtypje edhe ambasadorit të OSBE-së në Tiranë që prezantoi disa nga të dhënat e anketës.
Nga anketimi rezulton se 45 përqind e shqiptarëve sipas rajoneve kanë mendim pozitiv për ish-diktatorin ndërsa 42 përqind kanë mendim negativ – raporton DITA.
Shifra e pëlqimit shkon në 50 përqind në Juglindje dhe 55 përqind në Jug dhe jugperëndim të vendit.
Kurse sipas moshës, 52 përqind e shqiptarëve mbi 55 vjeç kanë mendim pozitiv për rolin e Enver Hoxhës.
Asnjë lider aktual nuk ka gjysmën e shqiptarëve me vete.
Nga zgjedhjet e fundit rezulton se mbështetja për liderët është si më poshtë: 41 përqind Rama, 30 përqind Basha dhe 11 përqind Ilir Meta,
Anketa “Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen,” është zhvilluar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) dhe është pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Platforma e dialogut kombëtar rreth shkeljes së të drejtave të njeriut gjatë regjimit të mëparshëm komunist në Shqipëri”.
Ajo u zbatua me mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë. Pikëpamjet e shprehura në botimin e prezantuar dje nuk pasqyrojnë domosdoshmërish ato te Prezencës se OSBE-së në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post