Gruaja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Anita përflitet se i është futur botës së televizionit. Top Channel shkruan se moderatori Edi Manushi në sezonin e ardhshëm do të sjellë një format të ri me një nga motrat Muçaj-Haradinaj.
Një foto e Anita Haradinajt dhe Manushin i ka bërë të gjithë të mendojnë se të dy do të jenë bashkë-prezantues në programin me emrin “VIP Dado” që do të transmetohet në Top-Channel.
“VIP Dado” në sezonin e parë do të sjellë nga java në javë personazhe të ndryshme VIP në rolin e kujdestarëve të fëmijëve, duke e bërë një emision mjaft të pëlqyer për shikuesit.
Diskutime rreth kësaj post