Cassini, një nga anijet më të rëndësishme të NASA-s, është përplasur në Saturn dhe është shkatërruar.
Agjencia e hapësirës e dërgoi anijen që të digjej në sipërfaqen e planetit, për të parandaluar përhapjen e baktereve të marra nga Toka.
Cassini u shkatërrua një orë para se sinjali i fundit ta arrinte Tokën, por mesazhet marrin aq shumë kohë për t’u shpërndarë nëpër sistemin diellor sa që NASA mori vesh se anija u përplas vetëm pasi humbi sinjali me të, transmeton Gazeta Express.
“Sinjali nga anija kozmike ka ikur, dhe brenda 45 sekondave edhe anija”, tha menaxheri i projektit të misionit Cassini.
“Shpresoj se të gjithë jeni krenarë për këtë përmbushje të mahnitshme. Urime të gjithëve. Ky ishte një mision i pabesueshëm, një anije e pabesueshme dhe të gjithë keni qenë një ekip i pabesueshëm”, tha ai.
Inxhinierët që punojnë në qendrën e kontrollit të NASA-s më pas duartrokitën.
Diskutime rreth kësaj post