Dita e tretë e Euro 2020 ka nisur me një përballje tejet të fortë, ku Anglia dhe Kroacia matën forcat që në nisje të Europianit.
Anglia e pati të vështirë nisjen, por në fund ia doli me sukses të fitojë ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë të grupit D, falë një goli të Raheem Sterling, me ndeshjen, që u fiksua në shifrat 1-0 në “Wembley”, shtëpia e “Tre Luanëve”.
Anglia dhe Kroacia janë në grup me Çekinë dhe Skocinë debutuese, ndeshja mes të cilave do të luhet ditën e hënë në orën 15:00.
Diskutime rreth kësaj post