Një protestuese e pazakontë i është bashkuar protestës studentore ditën e sotme para kryeministrisë. Një grua nga Britania e Madhe u ka çuar ushqime studentëve protestues dhe i ka inkurajuar ata me një fjalim emocionues.
Ajo jeton në Shqipëri dhe shprehet se arsyeja pse i është bashkuar protestës është se ajo sheh të ardhmen e fëmijëve të saj në këtë vend.
Studentët i kanë afruar megafonin në mënyrë që të jepte mesazhin e saj.
Ajo u shpreh:
Unë nuk jam studente dhe nuk jam nga Shqipëria por, ju mbështes fort ju të gjithëve, për disa arsye. Së pari, sepse si qytetare që po jetoj në ketë vend dhe që kam në plan të vazhdoj të jetoj, dua që të keni të njëjtat të drejta edukimi siç unë kam pasur fatin të kem. Së dyti, nëse do të kem fëmijë, ata do të edukohen këtu, dhe unë dua që ata të kenë akses të plotë edukimi. Unë ju mbështes ju dhe mendoj që mbështetja duhet të jetë edhe nga gjithë Komisioni Evropian. Ndaj vazhdoni dhe mos lejoni që politika t’ju ndalojë”.
Video:
Diskutime rreth kësaj post