Aktorja dhe aktivistja, Angelina Jolie ka paralajmruar se bota do të mbetet e dhunshme deri sa kombet vazhdojnë t’i dhënë përparësi gjërave tjera para barazisë gjinore, të drejtave dhe pjesëmarrjes në politikë të grave.
Jolie, e cila është e dërguar e veçantë në Kombet e Bashkuara ka thënë se mohimi i përfaqësimit të gjysmës së popullsisë në negociata për paqe ose në krye të qeverive botërore nuk është një rrugë drejt paqes.
Ka shumë shembuj të grave të sukseshme në botë por gratë dhe vajzat janë shumica e viktimave të luftës, thotë Jolie.
“Më shumë se gjysma e refugjateve dhe shumica e viktimave të luftes në botë janë gra dhe vajza”, ka thënë Jolie.
Për tu zgjedhur problemi i kësaj dhune ndaj grave dhe arritjen e paqes Jolie thotë se shumica e negociatoreve për paqe, dhe shumica e ministrave të jashtëm dhe diplomateve duhet të jenë gra. Por, fatkeqsisht e vërteta është se pabarazia në pushtet, dhuna gjinore, mungesa e drejtësisë ka bërë që gratë të mbesin në përiferi dhe ne pozita nënshtruese në çdo vend të botës, ka vlerësuar ajo.
Diskutime rreth kësaj post