Aktorja Angelina Jolie, po i ngjan akoma më shumë Princeshës Aurora dhe më pak si Maleficent këto ditë. Mbrëmjen e së mërkurës, Jolie u pa duke dalë nga një dyqan në Manhattan, por sytë e të gjithëve mbeten të ngjyra e re e flokëve.
Me një nuancë bionde të çelur, me shumë shkëlqim, me një model me fije më të theksuara, Angelina duket kaq bukur me këtë ndryshim në flokët e saj.
Le të themi një kalim me shumë stil nga efektet e ngjyrës ombre (bazë e errët, ndërsa nuanca fillon të çelet në gjatësinë e flokëve) të vjeshtës dhe dimrit te ngjyra bionde, ideale në prag të sezonit të ri të pranverës.
Disa përdorues të rrjeteve sociale, kanë shkruar në platformat e tyre se ngjyra e veçantë nuk i shkon shumë aktores bukuroshe, pasi e bën të duket e zbehtë.
Diskutime rreth kësaj post