Mosmarrëveshjet në BE për çeljen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut do të jenë temë e rëndësishme në samitin dyditor të Bashkimit Europian që filloi të enjten në Bruksel.
Sipas Deutsche Welle, me veton që vuri Franca në takimin e ministrave të Jashtëm të BE të martën i ktheu kundër shumë vende anëtare që e kërkojnë çeljen e negociatave.
Por në deklaratën qeveritare të enjten në Bundestag, para largimit në Bruksel, kancelarja Angela Merkel tha se, “më duhet t’iu them se shanset nuk janë shumë të mira.”
Ajo u shpreh sërish pro perspektivës së anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Gjermania ndjehet veçanërisht e lidhur me vendet e Ballkanit dhe do t’i afrojë ato me BE,” tha Merkel. “Ne u kemi ofruar ura partnerëve që kishin dyshime,” shtoi kancelarja. – “Në samit ende nuk është e sigurtë një votë unanime” nënvizoi Angela Merkel.
Diskutime rreth kësaj post