Gjatë konferencës së përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri Edi Rama është shprehur se kjo është vizita e lamtumirës, prandaj është edhe një ditë e trishtuar.
“Kjo është njëkohësisht një ditë e bukur dhe e trishtuar për ne. Është e bukur sepse kemi privilegjin që të presim në Tiranë një mike të Ballkanit, shqiptarëve dhe rajonit. E trishtuar se kjo është vizita e lamtumirës. Askush nuk ka bërë për këtë rajon pas kapërcimit të luftës më shumë sesa kancelarja gjermane. Ajo që është akoma më e rëndësishme sipas meje është që askush nuk e ka kuptuar më mirë se sa kancelarja.
Me kancelaren është gjithmonë problem sepse nuk i ka qejf fjalimet me fjalë të bukura po është e sinqetë edhe shprehja e fjalëve më të mirë lidhur me çfarë bëri për procesin e Berlinit. Është vizion largpamës, jo thjeshtë për të kaluar një fazë për të kaluar një fazë disavjeçare por për të parë të ardhmen të gjithë së bashku. Përtej të gjitha rezultateve konkrete. Arritja më e madhe e këtij procesi është vendosja e një fryme bashkëpunimi dhe e sensit të të ardhmes”, – u shpreh Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post