Edith Harxhi, një nga figurat më të hershme në PD ka deklaruar se është momenti që partia të bashkohet dhe t’i kthehet parimeve dhe ideologjisë me të cilat u ngrit.
E pyetur në Top talk se a do e pranojë ajo mbështetjen e Berishës, në një kohë që ai mori një goditje të fortë nga amerikanët, ajo tha se pa dyshim se PO.
“Po, jam e sigurt që do më mbështesë, se jam më e vjetër, jam e sigurt që do ai do ta bashkojë partinë dhe jo ta përçajë. Nuk kam fol me të por ai do bashkimin e partisë”, tha ajo.
“Zoti Berisha ka një përballje personale ne gjykatë për të mbrojtur siç tha ai dinjitetin e tij dhe me këtë dua tu them se kjo është zgjidhja e tij, ai tha që mbetet pro amerikan i fortë.
PD është një fryt, i SHBA, megjithë mbështetjen që ka marrë në fillimet e saj në vitet 90 , ashtu siç është dhe Berisha me përkrahjen që mori atëherë nga Bush. Nuk besoj fare që këtu ka një ndarje dhe nuk ka një zgjedhje , për vetë faktin se SHBA mbeten aleat parësor dhe strategjik i PD”, tha ajo më tej.
Ajo është pyetur nëse do të ketë një kosto mbështetja për Berishën në këtë moment përplasje me Amerikën.
Intervista:
Harxhi: Nuk e besoj që amerikanët i bëjnë gjërat për të pasur një kosto, e dyta jam e sigurt që Berisha do të dijë t’i zgjidhë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë betejë që nisi. Mendoj që PD s’ka pse të shqetësohet për qëndrimin e saj , qasjes pro amerikane, sdo pengojë asnjë , Berisha mbetet një nga ithtarët kryesore për lëvizjen për demokracinë në vend.
Nuk paragjykoj askënd. pozicioni i kryetarit të PD është sfida ime tani dhe kryetari i PD përsa i përket politikës së jashtme ka dhe do mbesë si aleat strategjik i SHBA, për këtë s’kam asnjë dilemë.
Pyetja: A është PD në prag të përçarjes së thellë?
Harxhi: Është e përçarë, nuk flas për shpërbërje, bazat i ka solide. Ka anëtar të fortë unë dua bashkim, hapja e partisë, një kthim ideologjik mbi bazat e 90.
Pyetja: A e ka humbur Basha mbështetjen e Berishës?
Harxhi: Basha duhet të jepte dorëheqjen e me kohë, me intervistën e Berishë mbrëmë u pa kjo. Unë them se dikush nuk mund të bëhet kryeministër nëse s’ka qenë kurrë atje.
Diskutime rreth kësaj post