Anëtari i Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku thotë akuzoi Ramën se po kërkon të bëjë edhe skuadrën e kundërshtarit. Sipas tij Rama u tregua frikacak, edhe në Surrel sipas tij, ti bëjë zgjedhjet nuk shpëton nga dajaku popullor.
“Asgjë nuk është hapur përveçse Rama ka likujduar mundësinë e opozitës të grupohen në një koalicion. Kaq ka bërë Rama.Për këtë kanë një përgjegjësi publike dhe politike të gjithë ata deputetë në parlament që thonin se jemi opozita por gjatë gjithë kësaj kohe tradhëtuan dhe sabotuan kauzat qytetare.
Ata me vetëdije apo pavetëdije i kanë shërbyer Edi Ramës. Rama tenton të ndërtojë skuadrën kundërshtare, një mesazh kam unë: Jo me lista të hapura, të mbyllura, me koalicione dhe pa koalicione, edhe në Surrel ti bëjë zgjedhjet, Edi Ramën nuk e shpëton 25 prilli nga një dajak popullor masiv, i ngjashëm me ’92-shin”, tha ajo për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post