Bislim Ahmetaj, një prej anëtarëve të grupit më kritik ndaj kryedemokratit Lulzim Bashës grupimi ‘Për PD-në’, ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Ai ka rrëfyer një moment interesant në lidhje me marrëdhënien Berisha-Basha në PD. Ahmetaj ka thënë se e ka pyetur Berishën se kush ia ka sjellë Bashën dhe nuk ka marrë përgjigje.
“E kam pyetur Berishën vitin e kaluar: ‘Këtë njeri ta kanë sjellë apo është gabim njerëzor?! Nëse është gabim na thuaj të të falim’. Nuk më ka kthyer përgjigje. Për mendimin tim Berisha duhet të shprehet. Mungesa e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është e pajustifikueshme. Ai duhet të japë një përgjigje për pyetjen që e bëjnë të gjithë: Kush po e mbron Lulzim Bashën? Se anëtarësia nuk e mbron Bashën”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post