Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Besart Xhaferri, përmes një postimi në rrjete sociale ka falenderuar miqtë republikanë për eventin tre ditor të organizuar në SHBA.
Xhaferri shprehet se të rinjtë që i janë bashkuar Komisionit të Rithemelimit të PD, janë të mirëseardhur në çdo moment në SHBA, për vizita personale, pune apo edhe politike.
Statusi i plotë:
“Falenderojme miqte tane te pakursyer Republikan qe organizuan kete event te mrekullueshem keto 3 dite! Te rinjte gjithmone thyejne akullin ne histori! Per shume persona ne Shqiperi ky udhetim ishte kthyer ne bast dhe legjende se do deshtonte.
Ndiej keqardhje qe disa persona kane nje nivel llogjike nen mesatare, ku me e keqja eshte qe nuk e mbajne per vete, por dizinformojne dhe shpifin genjeshtra hapur. Akoma me tragjike eshte kur vijne nga “deputet” te Parlamentit te Shqiperise!
Te rinjte qe i jane bashkuar Rithemelimit te PD jane te mire se ardhur cdo moment ne SHBA, per vizita personale, pune apo edhe politike! Faleminderit Andrea Catsimatidis, Kryetare e Republikaneve ne Manhatan, Dalton Galsscock, Sekretar i Marrdhenieve me Jashte te Republikaneve te Rinj, Rick Loughery, Kryetari i Republikaneve te Rinj dhe nje yll ne ngjitje i politikes Amerikane, Kongresmenit Matt Gaetz dhe ish Kongresmenit Ted Yoho!
Gjithashtu duam te theksojme se FRPD do te jete kontribues kryesor i IYDU, te rinjve nderkombetar te qendres se djathte, per te cuar sa me lart zerin ne Boten e Lire te demokrateve te rinj Shqiptare!”-shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post