Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Enno Bozdo ka deklaruar se kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha mund të ‘hedhë në erë’ kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha.
Diskutimi:
Bozdo: Palet kanë shkuar shumë larg. Një ndërhyrje e providencës mund t’i bashkojë. Në politikë janë të lejueshme. Edhe mund të ndahet. Nëse palët kërkojnë që PD të mos ndahet duhet të bien dakord për mekanizmin e drejtimin e partisë.
Nëse do kishte nga Basha interes që PD të mos ndahet duhet gjetur një zgjidhje. Kuvendi i 18dhjetorit varët nga zhvillimet e datës 11 dhejtor.
Alfred Lela: A mund ta hedhë në erë kuvendi i 11-ës atë të 18-ës?
Bozdo: Edhe mund ta hedhë. Palca e PD është atje.
Alfred Lela: Çfarë i mbetet Bashës?
Bozdo: Humbja e 25 prillit për mua ka shteruar modelin politik të Bashës. Ka patur 8 vite që ai duhet të ndërtonte idetë e tij. Ai merrte mbështetjen e Berishës sa herë që ndihet keq. Berisha e mbrojti edhe kur humbi zgjedhjet e 25 prillit.
Diskutime rreth kësaj post