Anëtari i Këshillit Bashkiak, Elson Çeliku i është drejtuar kolegëve të tij që të marrim në shqyrtim një kërkesë për të ndërruar emrin e dy rrugëve në lagjen e tij.
Këshilltari Elson Çeliku kërkon që rrugës që është “Besa Shqiptare” t’i vendoset emri i kryebashkiakes aktuale Voltana Ademi dhe rrugës “Rruga e Paqes” t’i vendoset emri i ish kryebashkiakut të Shkodrës, Lorenc Luka.
Në fakt kjo është një kërkesë ironike e këshilltarit Çeliku pasi të dyja këto akse rrugore prej 30 vitesh janë lënë në harresë.
“Me ane te kesaj kerkese i drejtohem kolegeve te mi qe te marrin ne shqyrtim ndryshimin e emrit te dy rrugeve ne lagjen “Partizani”, nga emrat ekzistues ne rruga “Voltana Ademi” ate qe sot eshte “Besa Shqiptare” dhe “Lorenc Luka” ate qe sot eshte “Rruga e Paqes”.
Marr shkas t’i drejtohem Keshillit Bashkiak duke i rikujtuar te gjitha investimet e bera nga ish kryetari i Bashkise dhe kryetarja aktuale ne keto dy rruge te cilat jane investime koherente, nder investimet me te mira te bera ndonjehere ne keto 30 vite. Keto dy akse jane investime te cilat komuniteti nuk do t’i harroje asnjehere ndaj ashtu si i kane nderuar kryetaret e bashkive me investimet ashtu edhe banoret kerkojne t’ia kthejne kete nder.
Theksoj se komuniteti qe banon ne keto dy rruge i eshte mirenjohes te gjitheve kryetareve te Bashkise nder keto 30 vite per vemendjen e kushtuar ndaj tyre dhe per pasoje i gjithe komuniteti njezeri deshiron qe dy rruget te emerohen me dy emrat e dy kryetareve te fundit Bashkise Shkoder. Vlen te theksohet se komuniteti shpreh indinjaten e vet ne mosperfshirje te Kryetarve te tjere nder vite ne emertime rrugesh ne ate lagje por siç dihet vetem dy rruge jane dhe po te kishte me shume do kishin propozuar per te vene te gjithe emrat”.
Duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj!”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post