Indrit Hoxha, anëtar i Partisë Demokratike nuk e ka gjetur emrin në listë për të votuar për të zgjedhur kreun e PD-së. Hoxha thotë se askush nuk e largon dot nga PD dhe se aksionet e tij në PD nuk i fshin sot pasi është anëtar më vonë se ai në parti.
Deklarata e Hoxhës:
“Shkova ne njesine 8 ne degen e PD per te votuar, dhe rezultoi qe emri im ishte hequr si antar i PD, ky eshte nje turp qe rendon mbi Lulzim Bashen. Ti mund te kesh ne dore heqjen dhe vendosjen e emrave ne liste, por nga PD ti sme largon dot, perkundrazi me kete veprim te ulet komunist qe ke bere thjeshte me ke motivuar me shume per te folur dhe luftuar mbi vlerat dhe parimet e meritokracise dhe mirenjohjes politike. Aksionet e mia ne PD ti nuk i fshin dot,je antar me i vone se une PD“, shkruan Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post