Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë për shtyp në Kryeministri pas ardhjes nga Brukseli, ku ditën e djeshme u hapën dhe negociatet për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë fjalës së tij Rama i beri thirrje dhe institucioneve të drejtësisë pasi sipas tij ky proçes varet nga puna e tyre.
” Dua tu them sot edhe përfaqësuesve të drejtësisë se shpejtësia e anëtarësimit në BE do të varet edhe nga puna e tyre. Mos ja mohoni fëmijëve tuaj Shqipërinë evropiane që meritojnë. Për sa kohë që unë jam këtu asnjë nuk do të ketë mburojë politike. Gjithashtu kryeministri i kërkoi falje qytetarëve për gabimet e bëra dhe theksoi se ato janë bërë me pavetëdije dhe jo nga qëllimi për të përfituar në kurriz të të tjerëve.Thënë të gjitha këto më lejoni ta mbyll se jam shumë i vetëdijshëm që flamuri që do të ngrejmë solemnisht, barrën e vendos mbi qeverinë që unë drejtoj, të gjithë kanë kusuret dhe të metat e tyre, prandaj edhe më shumë se të gjithë të tjerët ne mund të jemi edhe problemi edhe zgjidhja. Na takon ne të jemi zgjidhja, pa harruar asnjë ditë se jemi ne që mbetemi problemi. Shqipëria bëhet, ne shqiptarët e sotëm duhet dhe mund ta bëjmë Shqipërinë. Kjo kohë që na ra për hise mbi dheun tonë na dha një mundësi të artë që të tjerët nuk e patën, rrugëtimin në Bashkimin Evropian. I cili është një rrugëtim drejt lirisë dhe jo ropërisë, drejt paqes jo drejt luftës. Ky është rrugëtimi i parë i historisë tonë që të bëjmë shtetin e parë që meritojnë fëmijët tanë. I falenderoj sot të gjithë Shqiptarët që me besimin e tyre më bënë një pjesë kaq të rëndësishme të këtij udhëtimi. Ju kërkoj ndjkesë për gabimet e mia, pasi asnjë prej tyre nuk është një gabim për të përfituar në kurriz të të tjerëve.“-shprehet Rama.
Ditën e djeshme u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.
Diskutime rreth kësaj post