Anëtarësia e PD në Qarkun e Korçës votoi disa ditë më parë për emrat e kandidatëve që ata duan të shohin në garën për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Votimi prodhoi rezultate surprizë në degën e Pogradecit, ku është eleminuar nga anëtarësia ish-deputeti Klevis Balliu, një nga zërat më aktivë në PD
Analisti Agron Gjekmarkaj u shpreh se Balliu nuk duhet të ishte jashtë listës, pasi pretendon se është një person i mirëshkolluar dhe i mirëedukuar.
“Deputeti i Pogradecit, Klevis Balliu duke gjykuar nga Tirana sepse nuk e di arsyen, ka 300 gjyqe të hapura me mazhorancën, 1 vit e gjysëm tek kauza, është një person i mirëshkolluar dhe i mirëedukuar dhe nuk gjej arsye pse duhet të ishte jashtë, apo deputeti i Devollit”, u shpreh Gjekmarkaj në News 24.
Diskutime rreth kësaj post