Sfidat për bashkimin e të anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së në Fier, duket se janë të mëdha.Artur Mahmutaj, anëtar i PD-së në Fier, tha në “MCN live”, se ka shpallur kandidaturën për Primaret dhe se baza atje është e unifikuar në një qëndrim për zgjedhjet lokale, me mbështetjen e kreut, Sali Berisha.
Sipas Mahmutaj, primaret për të janë garantuese të transparencës, kurse sa i takon grupimit të Enekelejd Alibeaj, ai, nuk ka përkrahje nga strukturat partiake atje.
“Kënaqësi që marr pjesë në Primare, meqë këtu do të garojnë shumë personalitet politike, nga shoqëria civile dhe në fund do të fitojë më i miri për të garuar për qytetin e Fierit.
Unë kam 30 vjet qe jam anëtar i PD, kam qenë pjesë e strukturave, dhe kam mare pjesë në çdo votim, në çdo angazhim, dhe përfaqësoj pjesën politike brenda strukturave të PD. Kjo është një nga arsyet kryesore. Vota është ajo që do të ndaj fituesin në këto primare. Besoj 100% që do të jetë një garë e rregullt.
Në qytetin e Fierit, është 0 përkrahje për Alibeajn, të gjithë anëtarësia, të gjithë simpatizantët janë me dr.Berishen, edhe unë jam. Jemi në sondazhe të përgjithshme me përkrahje për Alibeajn me komunikimin qe unë kam është pothuajse zero. Mirë është që të gjithë opozita të bashkohet e gjitha.
Zyrtarisht jam paraqitur unë dhe një ekonomist tjetër nga Fieri.
Në Fier ka rreth 22 vjet qe drejton PS, në zgjedhjet e 2021, PS-PSD ka marrë 53% të votave”, u shpreh anëtari i PD-së në Fier.
Diskutime rreth kësaj post