Presidenti i vendit, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia. Në një reagim në Twitter, Begaj shprehet se dënon me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë.
“Reagimi i Presidentit te Republikes Sh.T.Z Bajram Begaj, lidhur me aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia.
Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror”, shkruan Presidenti.
Diskutime rreth kësaj post