Analisti Andi Bushati, ka reaguar në mënyrë të ashpër pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që i la vulën e PD-së, Enkelejd Alibeajt, ose thënë ndryshe Edi Ramës.
Bushati shkruan, se tani nuk ka më dyshime, tani kush është me vulën është zar i Edi Ramës.
“Tani nuk ka më dyshime: Kush është me vulën është zar i Ramës.
Tani është më e lehtë të kuptohet se pse këta të vulës i votuan Ramës zgjatjen e mandatit të motrës së Belindës në komisionin e vettingut dhe pse bashkojnë votat për ligje që nxjerrin nga loja kundërshtarët politike
Një vit më parë Rama i’u shpëtoi kokën me sambistë, tani i’u shpëtoi vulën me gjykatës”, shkruan Andi Bushati në faqen e tij në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post