Analisti Andi Bushati thotë se qeveria dhe kryeministri Edi Rama kontrollojnë SPAK-un, edhe pse ky i fundit nuk arriti që të vendoste në krye të këtij institucioni, kandidatin që preferonte.
Në një intervistë televizive, Bushati u shpreh se Rama ka tentuar që në çdo institucion të vendosë “kukullat” e tij.
“Mbetet një mister në fakt. SPAK-un nuk e ka lënë, SPAK-un prapë e kontrollon qeveria, por Rama nuk arriti të vërë atë që donte. E rëndësishme është tentativa.
Pra, tentativa është për të vendosur kukulla personale, qoftë edhe Presidentin e Republikës, kemi një personalizim të skajshëm të shtetit nga Edi Rama. Disa ishuj të fundit që i kanë mbetur, janë disa ishuj të papërfillshëm mediatik”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post