Analisti Andi Bushati deklaroi se kryeministri Edi Rama do të kryejë një masakër elektorale në zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit 2023.
Në emisionin “Now”, Bushati u shpreh se përballë masakrës elektorale, ashtu si Lulzim Basha, edhe kryedemokrati Sali Berisha do të jetë i pafuqishëm.
“Një nga akuzat e forta të Sali Berishës ndaj Bashës, ka qenë që ky nuk diti të jetë fitues ndaj Ramës. Sali Berisha, me apo pa qëllim, mbarsi idenë që unë di ta mund Ramën. Lulzim Basha është mposhtur nga Rama për dobësitë e tij, për pazaret e tij. Ne shumë shpejt do na vijë 14 maji dhe Rama do bëjë një masakër të re.
Shumë opozitarë do e kuptojnë që përballë masakrës së Ramës, edhe Berisha, njësoj si Basha, është po aq i pafuqishëm. Në këtë kuptim, Bashës do t’i bjerë ai miti i humbësit me të cilin u luftua. Mbi këtë mund të ngrhet një fabul e re”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post