Analisti Andi Bushati, ka komentuar Kuvendin e PD-së që po zhvillon punimet në “Air Albania”, ai shkruan në faqen e tij në Facebook, se ajo që ndodh në stadium na tregon se ata që lobuan për “non grata” ishin idiotë dhe dritë shkurtër.
Reagimi i Bushatit:
“Vetëm kur shef atë që po ndodh në stadium e kupton se sa meskinë, idiotë, dritë shkurtër qenë ata që lobuan për lojëra me ‘non grata’, për të bërë Ramën të pavdekshëm’, shkruan Andi Bushati në Facebook.
Gjatë ditës së sotme mijëra delegatë kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria për Kuvendin e PD-së, ku janë miratuar ndryshime të statutit të partisë dhe u shkarkuar Lulzim Basha dhe kryesia e miratuar nga ai”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post